Djali i ish-presidentit Thaçi reagon për vdekjen e gjyshit: Vuajtjet u bën të papërballueshme
Djali i ish-presidentit, Hashim Thaçi, Endrit Thaçi ka reaguar pas ndarjes nga jeta e gjyshit Haxhi Thaçi. Endriti tha se ai ka qenë gjithmonë frymëzim për të dhe familjen. “Vuajtjet dhe padrejtësia u bënë të papërballueshme”, shkroi ai. “Prehu në paqe, bac”. Haxhi Thaçi ndërroi jetë dje në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ku edhe…

Lajme
Djali i ish-presidentit, Hashim Thaçi, Endrit Thaçi ka reaguar pas ndarjes nga jeta e gjyshit Haxhi Thaçi.
Endriti tha se ai ka qenë gjithmonë frymëzim për të dhe familjen. “Vuajtjet dhe padrejtësia u bënë të papërballueshme”, shkroi ai.
“Prehu në paqe, bac”.
Haxhi Thaçi ndërroi jetë dje në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ku edhe po trajtohej tash e disa muaj.
Si shkak i gjendjes së renduar shëndetësore, ish-presidenti Thaçi kishte bërë disa kërkesa radhazi për të ardhur në Kosovë që të ketë mundësi ta vizitojë, por atij iu mundësua ardhja vetëm një herë, të enjten e kaluar.
Tri ditë pasi u vizitua nga djali, Haxhi Thaci ndërroi jetë./Lajmi.net/