Djali i Fadil Fazliut: Babai im dhe të tjerët është dashur të shpalleshin të pafajshëm

Fahri Fazliu, djali i Fadil Fazliut, ka reaguar pas aktgjykimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, duke e cilësuar atë si padrejtësi ndaj babait të tij dhe të akuzuarve të tjerë. Në një lidhje të drejtpërdrejtë nga Haga në emisionin “Kosova Today”, Fazliu tha se të gjithë të akuzuarit është dashur të shpalleshin…

Lajme

17/11/2026 18:51

Fahri Fazliu, djali i Fadil Fazliut, ka reaguar pas aktgjykimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, duke e cilësuar atë si padrejtësi ndaj babait të tij dhe të akuzuarve të tjerë.

Në një lidhje të drejtpërdrejtë nga Haga në emisionin “Kosova Today”, Fazliu tha se të gjithë të akuzuarit është dashur të shpalleshin të pafajshëm.

“ Ndodhi një padrejtësi e madhe, ku u dënuan edhe babai im, edhe ish-presidenti, edhe Bashkim Smakaj, edhe Hajredin Kuçi. Mendoj se është dashur të shpalleshin të gjithë të pafajshëm, siç edhe janë”, deklaroi ai.

Fazliu bëri të ditur se në Hagë ishin të pranishëm familjarët e të akuzuarve, përfshirë edhe vëllezërit e ish-presidentit Hashim Thaçi.

Ai përsëriti se vendimi përbën padrejtësi ndaj të gjithë të dënuarve.

Fadil Fazliu u shpall fajtor në rastin për pengim të drejtësisë.

Ai u dënua me 12 muaj burgim, por u lirua pas përfundimit të seancës, pasi koha e kaluar në paraburgim ia shlyen dënimin.