DJ Regard në krye të tabelave të radiove me këngën “You”
Regard po shijon sukseset e para me këngën e re.
ShowBiz
DJ i njohur shqiptar Regard ka pak kohë që ka lansuar projektin e ri muzikor me titull “You”, shkruan lajmi.net.
Kjo këngë erdhi në bashkëpunim me Troye Sivan dhe Tate McRae, ndërsa po pëlqehet shumë nga ana e publikut.
Me anë të një postimi, DJ Regard bëri të ditur se kënga e tij ka lënë pas emra të njohur dhe po kryeson tabelat.
Ai ka falënderuar publikisht fansat e tij për përkrahjen, ndërsa fton të gjithë që ta dëgjojnë këngën “You”.
View this post on Instagram
Kujtojmë se DJ Regard së fundi është nominuar në “Brit Awards” në kategorinë “Singli më i mirë britanik”. /Lajmi.net/