DJ me famë botërore: Vajzat kosovare po e pushtojnë botën
Producenti dhe DJ me famë botërore ka postuar një fotografi përkrah Era Istrefit, por ka befasuar me mbishkrimin që i ka lënë.
ShowBiz
DJ i njohur Diplo, ka ndarë me 5 milionë ndjekësit e tij në Instagram një fotografi, në të cilën shfaqet bashkë me Era Istrefin, shkruan lajmi.net.
Në mbishkrimin që ia ka lënë fotos, Diplo ka theksuar se vajzat kosovare po e ‘pushtojnë’ botën.
“Vajzat kosovare që po e pushtojnë botën”, ka shkruar Diplo.
Kujtojmë që Diplo ka bashkëpunuar me Era Istrefin dhe Dua Lipën në disa projekte muzikore. /Lajmi.net/
https://www.instagram.com/p/Bt_IRFlH8Nv/