Dizajni i ri me ngjyrë të zezë që do të sjellë ‘Apple Airpods 2’

Përdoruesit e produkteve të kompanisë 'Apple' do të surprizohen me kufjet 'Airpod' të gjeneratës së dytë - një konfigurim në ngjyrë, përkatësisht në të zezë, është duke ndodhur.

Auto & Tek

06/03/2019 18:11

Një raport i kohëve të fundit pretendon se Apple po punon për një version të ri të kufjeve ‘AirPods’, të lansuara më 2016-ën, transmeton lajmi.net.

Sipas Bloomberg, AirPods 2 do të mburret me një numër karakteristikash të reja, duke përfshirë këtu edhe anulimin e zhurmave.

‘AirPods 2’ po shqyrtohen të lansohen në gjysmë-vitin e 2019-ës. Kufjet standarde do etiketohen me çmim prej 170 eurosh, gjersa ato me dizajn të zi pritet të jenë më shumë se 200 euro. /Lajmi.net/