Ditë e veçantë për Miriamin dhe Albanin

Në shtëpinë e Alban Skënderajt dhe Miriam Canit sot ka festë.

ShowBiz

14/04/2020 15:31

Djali i Albanit dhe Miriamit, Duam, sot mbushi plot tre muaj jetë, andaj familja do të festojnë bashkë në shtëpi, shkruan lajmi.net.

Këngëtarja publikoi një fotografi në rrjete sociale, në të cilën tregoi tortën e bukur për tremujorin e vogëlushit të tyre.

“Dashuria ime 3 muajsh sot. Te dua sa bota”, ka shkruar Miriami sipër fotografisë, të cilën e realizoi nga ballkoni i shtëpisë.

Kësaj radhe, ata do të festojnë më ndryshe, ngase kjo festë e familjes u rastisi në kohën kur po qëndrojnë të gjithë të mbyllur në shtëpi për shkak të pandemisë.

Për ndryshe,  përveç djalit, dyshja janë prindër edhe të një vajze, të cilën e kanë pagëzuar Ameli. /Lajmi.net/