Dita Ndërkombëtare e Mëngjarashëve: Historia intriguese prapa festimit të saj

Gëzuar Ditën Ndërkombëtare të Mëngjarashëve!

Fun

13/08/2019 13:24

Ndërsa bota dixhitale çdoherë më shumë ka sjellë avantazhe si për mëngjarash ashtu edhe për ata që përdorin pjesën e djathtë trupore, Dita Ndërkombëtare e Mëngjarashëve vazhdon të kremtohet çdo vit.

Për të shënuar këtë ditë, që mbahet sot, ju do mësoni disa fakte në lidhje me të, si dhe një listë personash të famshëm që përdorin pjesën e majtë trupore.

Si lindi kjo ditë?

Dean R Campbell, themeluesi i kompanisë ‘Left-Handers International Inc’, së pari kremtoi ditën në 1976, për të ndihmuar në rritjen e ndërgjegjësimit për avantazhet dhe disavantazhet e të qenit mëngjërash.

Festimet vjetore vazhduan pas njohjes së parë nga Campbell dhe dita më vonë u shpall një festë zyrtare nga Klubi i Mëngjërashëve më 13 gusht të vitit 1997, transmeton lajmi.net.

Vështirësitë e mëngjarashëve përgjatë viteve

Personat që shkruanin dhe funksionin me dorë të majtë dikur përceptoheshin negativisht nga brezat e mëparshëm, që datojnë që nga Mesjeta, kur e majta mendohej se ishte e zotëruar nga djalli.

Në vitet e mëvonshme, disa fëmijë u detyruan nga prindërit e tyre dhe mësuesit e shkollës të përdorin dorën e djathtë për detyrat e shkrimit, në vend të së majtës.

Personat e famshëm që përdorin pjesën e majtë trupore

Pra, cilat figura të njohura janë mëngjarashë? Nga presidentët amerikanë dhe anëtarët e Familjes Mbretërore, ederi tek artistët dhe filozofët, një numër i fytyrave të famshme që ne të gjithë i dimë vendosën stilolapsin në letër me dorën e majtë.

Barack Obama: Ish-president i SHBA-ve

Leonardo Da Vinci: Artist

Drew Barrymore: Aktrim

Tom Kruz: Aktor

Bill Bryson: Shkrimtar

James Cameron: Regjisor

David Bowie: Muzikant

Jonathan Ross: Prezantues

Princi William: Familje mbretërore

Lionel Messi: Futboller

Neil Armstrong: Astronaut

Aristoteli: Filozof. /Lajmi.net/