Dita internacionale e puthjes: Disa fakte që nuk i dini

A e dini që njerëzit kalojnë dy javë së tyre duke u puthur? Dhe duke kaluar një puthje shumë pasionante ju mund të humbni dy kalori për minutë.

Fun

06/07/2019 22:30

Kështu për të festuar ditën internacionale të puthjes, menduam se t’i ndajmë disa fakte interesante, raporton “Daily Star”, transmenton lajmi.net.

Një kohë puthja ishte e ndaluar

Në vitin 1439, mbreti Henri IV ndaloi puthjen në Angli.

Pastaj në shekullin e 16, puthja në publik nuk ishte e ndaluar, por edhe e dënuar me vdekje.

Puthja është më shumë se dashuri dhe prekje

Puthja ndihmon edhe në shëndet. Të putheni rritë të rrahurat  e zemrës dhe normalizon metabolizmin.

Jetoni më gjatë

Sipas mjekëve, partnerët të cilët puthen para se të shkojnë në punë, kanë jetuar 5 vjet më shumë, sesa ata që nuk janë puthur.

Varësia ndaj puthjes

Buzët janë të pasura me nerva, kështu që gjatë puthjes, buzët dërgojnë sinjale në tru, e cila e rrit dopaminën (hormoninë e ndjenjës së mirë) dhe hormonin e lumturisë.

Për këtë arsye mund të bëheni të varur ndaj puthjes./Lajmi.net/