Dita e pestë e Lojërave Mesdhetare – Kosova garon me tetë sportistë

Sot do të zhvillohet dita e pestë e Lojërave Mesdhetare “Oran 2022” dhe Kosova do të garojë me tetë sportistë.

Sport

30/06/2022 09:24

Valmir Gllareva dhe Edi Dvorani do të sfidohen në shigjetari, Drilon Ibrahimi në shenjtari, Akil Gjakova, Laura Fazliu dhe Arbër Kullashi në xhudo, Muhamet Ramadani në atletikë dhe Shpëtim Baloku në boks, transmeton lajmi.net.

Kosova gjatë ditës së djeshme arriti ta sigurojë një medalje të artë në xhudo, me anë të Distria Krasniqit, dhe një të bronztë nga Flaka Loxha.

Mbetet të shihet nëse i njëjti avaz do të vijojë edhe sot. /Lajmi.net/