Dita e Kuvendit- Sot seanca konstituive për legjislaturën e 11-të
Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot seancën konstituive të Legjislaturës së XI-të, me fillim nga ora 10:00, në sallën plenare. Sipas rendit të ditës, fillimisht do të formohet Komisioni i përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve të deputetëve. Pas verifikimit të mandateve, deputetët do të japin betimin, duke i hapur rrugë procedurës…
Lajme
Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot seancën konstituive të Legjislaturës së XI-të, me fillim nga ora 10:00, në sallën plenare.
Sipas rendit të ditës, fillimisht do të formohet Komisioni i përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve të deputetëve.
Pas verifikimit të mandateve, deputetët do të japin betimin, duke i hapur rrugë procedurës për konstituimin e legjislaturës së re.
Në vazhdim të seancës pritet të zhvillohet procedura për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit të Kosovës, si dhe zgjedhja e nënkryetarëve të Kuvendit.
Seanca konstituive shënon fillimin e punës së Legjislaturës së XI-të të Kuvendit të Kosovës.
- Rendi i ditës
- Formimi i Komisionit të përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve të deputetëve,
2. Betimi i deputetëve,
3. Zgjedhja e Kryetarit të Kuvendit,
4. Zgjedhja e nënkryetarëve të Kuvendit./Lajmi.net/