Dita e dytë e protestës para Rektoratit
Disa studentë të familjarëve nga kategoritë e dala nga lufta edhe sot po protestojnë para Rektoratit të Universitetit të Prishtinës. Kërkesat i kanë të njëjta. Dëshirojnë që nëpërmjet privilegjit si anëtarë të familjeve të veteranëve të UÇK-së, të pranohen si studentë të rregullt në UP.
Lajme
Protestuesit thonë se ligjëratat i kanë përcjellë, ndërsa tash janë gati për provime, pa e ditur qartë se cili është statusi i tyre në UP.
Por stafit të Rektoratit dhe vetë rektorit, tashmë duket se nuk po iu lë përshtypje protesta para oborrit të tyre.
Për regjistrimin e fëmijëve të dëshmorëve, invalidëve dhe veteranëve të luftës, rektori i UP-së, Ramadan Zejnullahu ka thënë se më nuk mund të bisedohet.
Ndryshe, ai dje këtë çështje e ka quajtur të mbyllur, duke shtuar se fëmijët e këtyre kategorive po përdoren nga qarqe të caktuara. (lajmi.net)