Dita e dytë e ‘Grand Slamit’ të Hungarisë: Në aksion Akil Gjakova dhe Laura Fazliu

Dy xhudistë të Kosovës do të jenë në aksion në ditën e dytë të Grand Slam të Hungarisë.

Sport

24/10/2020 08:46

Në ditën e parë, Kosova arriti të marrë një madalje të artë në kategorinë deri në 48 kilogramë, shkruan lajmi.net.

Ishte Distria Krasniqi që pati një paraqitje të shkëlqyer dhe në finale mposhti kampionen olimpike të vitit 2016, Paula Pareto.

Në ditën e dytë, Kosova do të synojë sukseset tjera, me Akil Gjakovën dhe Laura Fazliun.

Aklil Gjakova garon deri në 73 kilogramë, raundin e parë e ka kaluar pa luftë, dhe në të dytin e pret përballja me Lasha Shavdatuashvili i Gjeogjisë.

Ndërsa, Laura Fazliu në kategorinë deri në 63 kilogramë, ndeshet me serben Anja Obradovic./Lajmi.net/