Distria nuk ka konkurrencë, del e artë në Grand Prix Zagreb 2025
Xhudistja e njohur kosovare, Distria Krasniqi, ka fituar medaljen e artë në Grand Prix Zagreb 2025, duke dhënë një performancë të jashtëzakonshme gjatë të gjithë garës. Në xhiron e parë, Krasniqi ishte e lirë, ndërsa në xhiron e dytë ajo mposhti me Ippon Amanda Liman nga Brazili, raporton lajmi.net Në çerekfinale, Distria fitoi përsëri me…
Sport
Xhudistja e njohur kosovare, Distria Krasniqi, ka fituar medaljen e artë në Grand Prix Zagreb 2025, duke dhënë një performancë të jashtëzakonshme gjatë të gjithë garës.
Në xhiron e parë, Krasniqi ishte e lirë, ndërsa në xhiron e dytë ajo mposhti me Ippon Amanda Liman nga Brazili, raporton lajmi.net
Në çerekfinale, Distria fitoi përsëri me Ippon ndaj Blandine Pont nga Franca. Në gjysmëfinale, ajo triumfoi ndaj Gai Stella nga Italia, gjithmonë me Ippon.
Në ndeshjen finale për medaljen e artë, Krasniqi arriti të mposhte me Ippon Reka Pupp nga Hungaria, duke siguruar titullin kampion dhe duke shënuar një sukses të madh për Kosovën në xhudo./Lajmi.net/