Distria e para në ranglistën botërore të xhudos, reagon Kuka
Xhudistja kosovare, Distria Krasniqi, është renditur e para në ranglistën e fundit në xhudo. Sipas Federatës Ndërkombëtare të Xhudos, Krasniqi zë vendin e parë në kategorinë deri në 52 kilogramë me 7275 pikë të grumbulluara. Pas saj, është renditur xhudistja britanike, Chelsie Giles me 7010 pikë. Derisa e treta është japonezja, Uta Abe, e cila…
Sport
Xhudistja kosovare, Distria Krasniqi, është renditur e para në ranglistën e fundit në xhudo.
Sipas Federatës Ndërkombëtare të Xhudos, Krasniqi zë vendin e parë në kategorinë deri në 52 kilogramë me 7275 pikë të grumbulluara.
Pas saj, është renditur xhudistja britanike, Chelsie Giles me 7010 pikë.
Derisa e treta është japonezja, Uta Abe, e cila i ka 6800 pikë.
Distria Krasniqi, në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020” ka arritur që ta fitojë medaljen e artë.
Ajo po ashtu ishte e suksesshme në Kampionate Evropiane dhe Botërore duke sjellë në Kosovë disa medalje, të arta, të argjendta dhe të bronzta.
Pas këtij suksesi të jashtëzakonshëm ka reaguar edhe trajneri Driton Kuka.
“Për një ditë të mirë …
Pamje e bukur për vendin tonë.
Rezultatet në shumë gara Distrian e ngrisin në pozitën e parë në Ranglistën Botërore!
E arta në World Judo Mastersin e Jerusalemit dhe Grand Slamin e Parisit si dhe medalja e Botërorit 2022 dhe medaljet tjera janë sukseset që garuesen tonë e bajnë lidere në Ranglistën Botërore.
Kjo pamje tregon që Kosova jonë e vogël është mbi të gjitha …”, shkroi ai në ‘Facebook’./Lajmi.net/