Disa truke psikologjike që duhet patjetër të filloni të i përdorni

Janë disa momente të vështira në jetë, saqë ndonjëherë dëshirojmë të kemi një shkop magjikë për të i zgjedhur ato.

Fun

20/07/2019 10:38

Fatkeqësisht, kjo gjë nuk mund të ndodhë. Por disa truke psikologjike mund të ju ndihmojnë që ju të përballeni me këto vështirësi, të rregulloni lidhjet dhe raportet me të tjerët, dhe të gjeni paqe me vetën tuaj.

Në këtë artikull do t’i gjeni disa sekrete që mund të filloni të i përdorni në jetën e përditshme, raporton “Bright Side”

Më mënyrë që të fitoni besimin dhe mbështetjen e të tjerëve në të ardhmen, filloni duke i kërkuar atyre një favor të vogël. Nëse dikush ka bërë diçka të mirë për ju një kohë, ka më shumë gjasa që të ju ndihmojë prapë në të ardhmen. Si ta përdorni këtë truk?

Mund ta pyetni një person që nuk e njihni shumë mirë dhe t’ia kërkoni një favor. P.sh pyetni nesë mund të ia huazoni kimikun. Pas kësaj, shanset se ky person do bëjë diçka më të madhe për ju janë shumë më të mëdha.

Përdoreni vetëm një fjalë për të parë nëse dikush ju pëlqen apo jo

Nuk keni nevojë të bëni pyetje të drejtë për drejtë për të parë se a ju pëlqen një person apo jo. Mjafton vetëm të i zgjedhni disa fjalë specifike dhe nëse ata persona ju pëlqejn do fillojnë të i përdorin ato fjalë më shpesh, nëse jo do fillojnë të përdorin sinonimet e atyre fjalëve.

Tregoni dikujt një sekret për të përmirësuar lidhjen tuaj

Një mënyrë e mirë dhe e lehtë për të fituar besimin të një person është të ndash sektrete me ta. Kuptohet që nuk duhet të i tregoni diçka të madhe dhe të rëndësishme, sidomos nëse dëshironi të ndërtoni një lidhje me ata persona. Është e rëndësishme t’i tregoni se ju i besoni këtyre personave  dhe që mendoni që është e rëndësishme që ata të dinë diçka rreth jetës tuaj.

Bëni një gabim për tu bërë më tërheqës

Ne gjithmonë mundohemi t’i shmangemi gabimeve, në shumicën e kohës për shkak se frikësohemi nga përqeshja e të tjerëve. Sidoqoftqë, të bëni një gabim të vogël mund të na bëjë ne më atraktivë në sytë e të tjerëve. Nëse të tjerët shohin se ju bëni gabime, atëherë ata nuk do të jenë të frikësuar për të qëndruar me ju.

Jepni komplimente çdo ditë

Jepni komplimente dhe thuani gjëra të mira njerëzve çdo ditë. Edhe nëse nuk jeni në disponim të mirë. Në fillim do të keni vështirë, por më pas do mësoheni dhe nuk do të kaloj ndonjë ditë kur nuk do të jepni komplimente./Lajmi.net/