Disa seanca pa rezultat – A do t’i marrin deputetët e rinj pagat e plota të muajit prill, flasin nga Kuvendi
Deputetët që janë betuar për herë të parë në Kuvendin e Kosovës më 19 prill të këtij viti, nuk do të marrin paga këtë muaj. Mjetet e tyre do të procedohen në pagën e muajit maj. Kështu bënë të ditur drejtoria për media dhe marrëdhënie me publikun në Kuvendin e Kosovës, derisa tregojnë se pagat…

Lajme
Deputetët që janë betuar për herë të parë në Kuvendin e Kosovës më 19 prill të këtij viti, nuk do të marrin paga këtë muaj. Mjetet e tyre do të procedohen në pagën e muajit maj.
Kështu bënë të ditur drejtoria për media dhe marrëdhënie me publikun në Kuvendin e Kosovës, derisa tregojnë se pagat e deputetëve llogariten nga dita e betimit të tyre.
Në përgjigjen e tyre me shkrim potencojnë se paga e këtij muaji do të procedohen me pagën e muajit maj, meqë betimi i deputetëve është bërë më 19 prill.
“Pagat e deputetëve llogariten nga dita e betimit të tyre. Për shkak që betimi është bërë më 19 prill, pagat e këtij muaji do të procedohen me pagën e muajit maj”, thonë nga Kuvendi i Kosovës.
Lidhur me pagat e deputetëve në Facebook ka shkruar Instituti Demokratik i Kosovës.
“Tetë seanca, disa minuta punë, asnjë rezultat, e megjithatë…”, është mbishkrimi i një fotografie ku shkruan se “Rrogat ju dalin nesër”.
Nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV), disa nga deputetë që u betuan për herë të parë më 19 prill janë Edona Llalloshi, Drita Pajaziti, Agim Bahtiri, Ilir Kërçeli, Bilbil Sokoli, Nezir Kraki, Liza Gashi e të tjerë.
Ndërsa, nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) janë Sala Jashari, Jakup Nura, Artan Behrami, Kosovare Murseli, Altin Krasniqi, Xhevahir Geci etj.
Ndërkaq, nga Lidhja Demokratike e Kosovës deputetë që kanë siguruar ulëse për herë të parë në Kuvendin e Kosovës janë Fadil Hadergjonaj, Jehona Lushaku Sadriu, Alban Zogaj, Krenar Xhaferi, Paris Guri, Arjeta Abazi, Serbeze Muçaj.
Në bazë të Ligjit për të Drejtat dhe Përgjegjësitë e Deputetit, ligjvënësve kosovarë u takon të marrin pagë kalimtare për 12 muaj pasi ta kryejnë mandatin, me kusht që nuk kanë të hyra të tjera gjatë kësaj kohe. Një gjë të tillë e kanë shfrytëzuar 101 deputetë nga legjislatura e kaluar, ani pse shumica prej tyre kanë siguruar sërish ulëse në Kuvend. Meqenëse nuk dihet saktë data e konstituimit të legjislaturës së nëntë, deputetët e sapo zgjedhur të Kuvendit kanë vendosur që pagat t’i marrin të plota, pasi e shtuna e 22 marsit, të vitit 2025, ka qenë dita e fundit e legjislaturës së tetë.
Deputetët e rizgjedhur sërish në Kuvend nga radhët e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje dhe që kanë aplikuar për pagë kalimtare janë: Adelina Granica, Adriana Matoshi, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni, Armend Muja, Albena Reshitaj, Arjeta Fejza, Arjeta Rexhepi, Artan Abrashi, Avni Dehari, Besim Muzaqi, Dimal Basha, Driton Hyseni, Fatmire Kollçaku, Fitore Pacolli, Fjolla Ujkani, Halil Thaçi, Haxhi Avdyli, Jeta Statovci, Labinotë Demi-Murtezi, Mefail Bajqinovci, Mimoza Kusari-Lila, Sali Zyba, Shqipe Mehmeti-Selimi dhe Valon Ramadani.
Ndërkaq, ish-deputetët që s’kanë fituar ulësen në Kuvend nga radhët e LVV-së dhe që kanë aplikuar për pagë kalimtare janë: Adnan Rrustemi, Agon Batusha, Alban Bajrami, Arta Bajralija, Burim Meta, Enver Dugolli, Enver Haliti, Gani Krasniqi, Gazmend Gjyshinca, Hydajet Hyseni-Kaloshi, Jahja Kokaj, Jetmire Vrenezi, Luan Aliu, Milazim Salijaj, Mirlinda Tishukaj-Sadiku, Mirsad Shkreta, Nasuf Bejta, Nijazi Isaku, Shqipe Isufi, Tinka Kurti, Vendenis Lahu, Yllza Hoti.
Kurse, deputetët e rizgjedhur sërish nga radhët e PDK-së dhe që kanë aplikuar për pagë kalimtare janë: Abelard Tahiri, Ariana Musliu-Shoshi, Blerta Deliu-Kodra, Eliza Hoxha, Elmi Reçica, Ganimete Musliu, Rashit Qalaj, Mërgim Lushtaku dhe Memli Krasniqi. E ish-deputetët që s’kanë fituar mandat dhe kanë aplikuar për pagë kalimtare janë: Floretë Zejnullahu, Hajdar Beqa, Hisen Berisha, Isak Shabani, dhe Xhavit Haliti.
Edhe në Lidhjen Demokratike të Kosovës, deputetë të rizgjedhur në Kuvend kanë aplikuar për pagë kalimitare. Ata janë: Anton Quni, Arben Gashi, Armend Zemaj, Besian Mustafa, Doarsa Kica-Xhelili, Hykmete Bajrami dhe Marigona Geci. Ndërkaq, ish-deputetët që s’janë rizgjedhur deputetë dhe kanë aplikuar janë Drita Millaku, Driton Selmanaj, Rrezarta Krasniqi, Valentina Bunjaku-Rexhepi dhe Vlora Dumoshi.
Në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës pagën kalimtare nga deputetët e rizgjedhur e ka kërkuar Bekë Berisha dhe Time Kadrijaj. Kurse nga ish-deputetë që s’kanë mundur të fitojnë mandatin kanë aplikuar: Albana Bytyqi, Besnik Tahiri, Haki Abazi, Pal Lekaj, Shemsedin Dreshaj.
Të drejtën për pagë kalimitare e kanë shfrytëzuar edhe disa deputetë nga komunitetet jo shumicë.
Paga bazë e deputetit të Kuvendit të Kosovës është 1800 euro.