Disa pjesë të trupit që janë krejtësisht të pavlefshme

Trupi është mjaft i zgjuar. Tani, përderisa e lexoni këtë, me mijëra procesor janë duke ndodhur në trupin tuaj për t’ua mbajtur trupin të gjallë dhe mirë.

Fun

15/11/2019 21:09

Por një anomali është disa pjesë të trupit që paraardhësve tanë mund të kenë pasur nevojë dikur po që sot nuk e kanë asnjë qëllim, por janë aty gjithsesi (dhe ndonjëherë shkaktojnë probleme).

Dhëmbët e pjekurisë

Këta dhëmbë zakonisht dalin rreth moshës 17-25 vjeç, por shumë njerëz përfundojnë duke i hequr tek dentisti. Kjo sepse nuk ka hapësirë për këta dhëmbë në gojë. Mendohet se këta dhëmbë janë përdorur nga paraardhësit tanë për të thyer ushqime të caktuara, raporton “The Indepedent”, transmeton lajmi.net.

Muskujt ekstranike të veshit

Tek disa kafshë këta muskuj kanë kuptim sepse i lëvizin veshët. Tek njerëzit kjo nuk është e nevojshme.

Bajamet

Bajamet janë të rëndësishme për sistemin imunitar. Por, njerëzit vazhdimisht i heqin ato dhe nuk vërejnë asnjë lloj ndryshimi në shëndet. Jo vetëm për të i mbrojtur ndaj infeksioneve, por po ashtu ato mund të sjellin edhe kancer.

Sinusët

Ka shumë konfuzion se pse edhe kemi sinus, pasi që e gjitha që sjellin janë dhembje koke, na mbushin me mukus dhe infeksion.

Qimet në trup

Para ardhësit tanë kanë pasur nevojë për qimet në trup për t’i mbajtur ata të nxehtë, ndërsa sot ne shpenzojmë me qindra dollarë për t’i hequr ato./Lajmi.net/