Disa pjesë kritike të trupit që duhet të kujdeseni për to

Neglizhimi për t’i pastruar dhe për tu kujdesuar për disa pjesë të trupit mund të qoj deri në disa probleme serioze.

Lifestyle

27/12/2019 22:59

Nëse nuk i pastrojmë duart tona, ne mund të përfundojmë me disa sëmundje dhe madje diarrea. Përveç kësaj, janë disa pjesë të tjera të trupit tonë që kërkojnë higjenë më të mirë sesa që mendojmë.

Kërthiza juaj mban më shumë bakterie sesa që mendoni 

Mendoni se sa shpesh e lani kërthizën tuaj. Me shumë gjasa, qëndron e pa pastër edhe pasi që keni bërë dush. Mund të jetë pak e frikshme, por hulumtuesit kanë gjetur se 67 lloje të ndryshme të bakterieve gjendet në kërthizë.

Mundohuni ta pastroni njëherë në javë.

Thonjtë anash nuk duhet të prehen

Lëkura e vdekur anash thonjve është aty për një arsye. Janë mbrojtëse për thonjtë tuaj. Aq më shpesh që i prisni aq më shumë ndahen.

Sqetullat tuaja lëshojnë erë për shkak të një bakterie speciale

Disa herë sqetullat tona mund të na ‘tradhtojnë’ kur jemi në momente emocionuese. Është një lloj special i bakterieve që shkakton erë. Sa më shumë që përdorni deodorant, aq më shumë bakterie të ndryshme rriten. Nëse nuk keni erë, mos përdorni deodorant

Gjuha juaj po ashtu duhet të pastrohet për t’i parandaluar problemet shëndetësore

Nuk janë vetëm dhëmbët tuaj, por po ashtu edhe gjuha që ka nevojë për tu pastruar. Shkencëtarët lanë thënë se pastrimi i gjuhës rregullisht largon problemet orale. /Lajmi.net/