Disa kuriozitete interesante rreth unazës së fejesës

Unazat prej argjendi apo ari, u deklaruan si unazë fejese nga venecianët e pasur në fund të shekullit të XIV-të.

Fun

19/06/2019 17:46

Këto janë disa nga kuriozitetet interesante në lidhje me unazat e fejesës, transmeton Sovrani

-Në gjuhën simbolike të bizhuterive, një safir (i kaltër) nënkupton një martesë të lumtur.

-Unazat e fejesës dhe martesës, vendosen në gishtin e katërt të dorës së majtë, pasi vena e gjakut që kalon në këtë gisht shkon drejt e në zemër.

-Unaza e fejesës me perlë thuhet se sjell fat të keq, pasi forma e perlës përkon me atë të lotëve.

-Një ndër unazat e para të fejesës në histori, është ajo e princeshës Mari, e bija e Henrit të VIII-të.

-Llogariten rreth shtatëmbëdhjetë tonë ar çdo vit, me të cilin realizohen unazat e martesës në SHBA.

-Unazat me gjarpër dhe sy rubini (të kuqe të thellë), u bënë popullore si dhuratë martese në Anglinë viktoriane. Spiralja e gjarprit, simbolizonte përjetësinë.