Disa këshilla të vlefshme për të rritur vetëvlerësimin tënd
Duhet shumë pak për tu kujdesur për veten.
Lifestyle
- KUJDESUNI PËR PAMJEN
Kujdesi për veten, për pamjen fizike dhe mënyra se si visheni mund të ketë një ndikim të rëndësishëm në vetëvlerësimin tuaj.
Ndonjëherë, kur ndiheni me humor jo të mirë ose nuk jeni në formë, pak aktivitet fizik, një dush i ngrohtë dhe veshja e preferuar janë një ilaç i mirë për të rritur besimin te vetja, shkruan “Revista psikologji”.
- NDRYSHONI MËNYRËN SE SI MENDONI PËR VETEN
Të kujdeseni për pamjen jo vetëm u bën të ndiheni më mirë, por ju ndihmon të krijoni një imazh të ri për veten.Pjesa më e madhe e nivelit të vetëvlerësimit lidhet me imazhin që projektoni për veten në mendjen tuaj, transmeton lajmi.net.
Jo gjithmonë ky imazh është i vërtetë dhe shpesh keni tendencën t’i jepni më shumë peshë difekteve sesa cilësive që keni.
Ky imazh nuk është i gdhendur në gur: për të zbuluar se si të keni vetëvlerësim, ndryshojeni atë njësoj si të keni në dispozicion një program që retushon fotot. Nuk bëhet fjalë për të gënjyer veten, por për të ekuilibruar cilësitë dhe difektet që keni.
- PËRCAKTONI OBJEKTIVAT TUAJA
Një tjetër përbërës i rëndësishëm i vetëvlerësimit lidhet me objektivat që ia dilni të vendosni. Në disa periudha jeta juaj duket se është e mbushur me dështime të vazhdueshme, arsyet mund të jenë të shumta: fati i keq, mungesa e vetë-disiplinës, pengesat e paevitueshme që nuk mund t’i parashikoni, etj.
E megjithatë, shpesh nuk ia dilni të dalloni objektivat për shkak të mënyrës se si i përcaktoni ato. Objektivat më të mira mund t’ju çojnë drejt rezultateve më të mira dhe për pasojë edhe drejt një vetëvlerësimi më të madh
- SHKRUANI NJË DITAR
Në shumicën e rasteve kujtojmë shumë mirë dështimet dhe kemi tendencën të harrojmë sukseset. Për këtë arsye një ditar personal. Kur të mblidhni çdo ditë mendimet dhe përvojat tuaja (pozitive dhe negative), mund t’ju ndihmojë të keni një imazh më objektiv të rezultateve që keni arritur në të kaluarën.
Është një mënyrë e mirë për të njohur veten, për të njohur ato gjëra me të cilat jeni përballur dhe mënyrën se si ia keni dalë mbanë. Mund të jetë një shtysë thelbësore për të rritur besimin te vetja.
- MOS KRITIKONI VETEN
Sa më të trishtuar jeni, aq më shumë e kritikoni veten. Rreziku shtohet kur keni vetëvlerësim të ulët. Për ta mposhtur këtë luftë të brendshme kundër vetes, duhet të përdorni keqardhjen si armë.
Kur ndiheni se po afrohet një kritikë, duhet të pyesni veten se çfarë do t’i thonit një miku në një rast të tillë. Me shumë gjasa jo fjalët e këqija dhe kritikat që i thoni vetes.
Njerëzit kanë tendencë të mirëkuptojnë të tjerët, dhe sipas psikologëve, ka ardhur momenti që duhet ta bëjnë këtë gjë edhe me veten. /Lajmi.net/