Disa deputetë kundër mbrojtjes së “vrasësve” me para publike
Dy partnerët e koalicionit qeveritar, LDK dhe PDK nuk i kanë votat e mjaftueshme për të votuar për themelimin e Gjykatës Speciale.

Lajme
Sipas një burimi të Klan Kosovës, arsyeja që disa deputetë nuk do të votojnë për këtë Gjykatë është se shteti do t’i mbulojë shpenzimet e mbrojtjes për të akuzuarit e mundshëm.
Disa deputetë të LDK-së nuk janë pajtuar që me para të shtetit të mbrohen ata që kanë vrarë aktivistë të kësaj partie pas luftës.
Deputeti Armend Zemaj ka thënë se diçka e tillë nuk do të lejohet, sepse askush nuk mund të mbulohet me paratë e taksapaguesve.
Sipas Zemajt, sistemi i drejtësisë ka dështuar dhe Gjykata Speciale gjithsesi duhet t’i zbardhë edhe vrasjet e pasluftës, transmeton KosovaPress.