Gashi para Kuvendit të Jashtëzakonshëm: Është koha të ndërtojmë një LDK të fortë
Deputeti i zgjedhur i LDK-së, Arben Gashi ka shkruar pasi kryetari i kësaj partie, Lumir Abdixhiku ka thirrur Kuvendin e Jashtëzakonshëm të LDK-së, e ku pritet të vendoset për shkarkimin e tij. Gashi përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se për ta ndryshuar Kosovën, së pari duhet të definohet qartë LDK-ja. “Të enjten, në…
Lajme
Deputeti i zgjedhur i LDK-së, Arben Gashi ka shkruar pasi kryetari i kësaj partie, Lumir Abdixhiku ka thirrur Kuvendin e Jashtëzakonshëm të LDK-së, e ku pritet të vendoset për shkarkimin e tij.
Gashi përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se për ta ndryshuar Kosovën, së pari duhet të definohet qartë LDK-ja.
“Të enjten, në ora 18:00, Kuvendi i LDK-së nuk është thjesht një mbledhje statutare. Është momenti kur vendoset drejtimi i Lidhjes Demokratike të Kosovës, e bashkë me të edhe drejtimi që mund t’i ofrojmë Kosovës në vitet që vijnë. Ky është çasti kur duhet të mbizotërojnë arsyeja mbi emocionin, ideali mbi interesin e ngushtë dhe vizioni mbi kalkulimet afatshkurtra. Këtu vendosen themelet e LDK-së së së ardhmes: një LDK me identitet të qartë, me lidership të fortë, me vlera të palëkundura dhe me guxim për të udhëhequr”, ka shkruar Gashi.
Sipas Gashit, vendimet që dalin nga ky Kuvend nuk janë vetëm për sot, por ato do të përcaktojnë mënyrën se si do të bëjmë politikë, si do t’iu shërbejmë qytetarëve dhe si do ta ndërtojmë besimin e ri te LDK-ja.
“Kosova ka nevojë për një LDK të fortë. Dhe një LDK e fortë fillon me vendime të drejta, të mençura dhe largpamëse. E ardhmja nuk pret. Është koha ta ndërtojmë”, ka shtuar Gashi në Facebook. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: