Disa arsye se pse shokët/shoqet janë shumë të rëndësishëm

Shokët/shoqet ndikojnë në jetën tuaj më shumë se sa e imagjinoni.

Fun

20/09/2019 17:01

“Bëj shoqëri” nuk është diçka që i themi fëmijëve tanë në ditën e parë të shkollës, por shoqëria është e rëndësishme edhe për të rriturit.

Njerëzit ndjehen tejet të kënaqur dhe të lumtur kur i thirrni për të dal për kafe apo edhe për drekë. Nëse refuzojnë, nuk humbni shumë, por nëse pranojnë atëherë ju do të fitoni jashtëzakonisht shumë, raporton “Good Housekeeping”, transmeton lajmi.net.

Shokët/shoqet e ulin nivelin e stresit

Kjo ndikon sidomos tek femrat, të cilat kur janë në prezencë të dikujt që ato ndjehen mirë, atëherë hormonit i progrosteronit (hormon që ndikon në uljen e stresit), rritet.

Shoqëria mund të ndikoj që të jetoni më gjatë

Kur hulumtuesit kanë pyetur më shumë se 90 mijë femra nga mosha 50 deri  70 se sa shumë mbështetje shoqërore kanë pasur, ato të cilat kanë deklaruar që kanë pasur dhe vazhdojnë të kenë, kishin më shumë gjasa të jetonin edhe për një kohë më të gjatë.

Shokët/shoqet ndikojnë në ngritjen e karrierës suaj

Gratë të cilat janë të rrethuara me një grup shoqëror të përbëra me gra të tjera, kanë më shumë gjasa dhe më shumë aftësi të jenë më lidere, kjo sipas një studimi në një Universitet të Francës.

Shoqëria ju ndihmon të jeni më të motivuar

Nëse jeni duke dashur të filloni një diet apo jetë më të shëndetshme, hidhni një sy te rrethi juaj shoqëror. Ju do të jeni më të motivuar nëse një shokë apo shoqe do ju motivoj dhe do ju shtyj drejtë asaj ‘jete’ të re.

Shoqëria me një fjalë ju bënë të ndjeheni më mirë dhe ju mëson shumë gjëra rreth vetes. /Lajmi.net/