Dimal Basha del pak në teren, thotë se nga rruga Prishtinë-Podujevë “pritjet janë të qarta”
Ministri i Infrastrukturës, Dimal Basha ka njoftuar se dje doli në teren për të parë nga afër zhvillimet në rrugën Prishtinë-Podujevë Basha tha se takuan edhe përfaqësuesit e operatorëve ekonomik me ekipet e punës për të vlerësuar nga afër progresin e punimeve. “Pas trajtimit të hollësishëm të projektit të rrugës Prishtinë- Podujevë, dje bashkë me…
Lajme
Ministri i Infrastrukturës, Dimal Basha ka njoftuar se dje doli në teren për të parë nga afër zhvillimet në rrugën Prishtinë-Podujevë
Basha tha se takuan edhe përfaqësuesit e operatorëve ekonomik me ekipet e punës për të vlerësuar nga afër progresin e punimeve.
“Pas trajtimit të hollësishëm të projektit të rrugës Prishtinë- Podujevë, dje bashkë me zyrtarë të administratës dhe mbikqyrësin e punimeve, gjatë gjithë ditës inspektova në terren të gjitha segmentet e këtij projekti.Në secilin segment takuam përfaqësuesit e operatorëve ekonomikë me ekipet e punës për të vlerësuar nga afër progresin e punimeve. Me këmbëngulje dhe vendosmëri kërkova afatizim konkret për çdo fazë të punës dhe rritje të kapaciteteve në terren e shtim të ritmit të punimeve”.
Basha deklaroi se pritjet nag ky process janë të qarta dhe se kërkohet seriozitet.
“Pritjet tona janë të qarta. Do të kërkojmë seriozitet të plotë në zbatim dhe përmbushje të çdo obligimi kontraktual me përgjegjësi, kompetencë dhe cilësi maksimale.”./Lajmi.net/