Dilni e pastroni

Në të gjitha komunat e Kosovës ngas ora 10 do të fillojë aksioni i pastrimit i mbeturinave. Pjesë e kësaj nisme do të jenë të gjithë udhëheqësit e institucioneve dhe liderët e partive politike.

Lajme

24/05/2014 10:51

Iniciativa “Ta pastrojmë Kosovën” ka bërë gati të gjitha përgatitjet për pastrimin e Kosovës nga mbeturinat.

Aksioni pritet të fillojë në orën 10 të mëngjesit, në lagjen Bregu i Diellit, përballë “Banesave të Bardha” – te ndërtesa e Iliria Holding.

Pjesë e këtij aksioni do të jenë të gjithë udhëheqësit e institucioneve dhe liderët e partive politike, raporton Kosovapress.

Pas hapjes së aksionit dhe pastrimit të lokacionit në fjalë, do të vazhdohet në mënyrë të organizuar drejtë “Lagjes së Romëve”, në fshatin Plemetin të Komunës së Obiliqit.

Njëkohësisht, në orën 10, aksioni i koordinuar nga koordinatorët lokalë do të fillojë në të gjitha komunat e Republikës së Kosovës.

Iniciativa “Ta Pastrojmë Kosovën”, fton të gjithë qytetarët t’i bashkohen aksionit dhe që më në fund të jetojmë në një vend më të pastër dhe më të shëndetshëm.

Ndërsa këtij aksioni siç kanë lajmëruar, do t’i bashkohen edhe shumë liderë të partive dhe krerë të institucioneve të vendit.