“Dil Sasa bone ni fore – Kurti e ka kuptu që e ka humbë betejën me njerëz të mençem” – Valon Syla për fushatën e VV-së
Gazetari Valon Syla ka vlerësuar se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, e ka kuptuar se siç ka thënë ai, e ka humbur betejën me njerëzit e mençëm. Ai tha se VV-ja s’ka pasur asnjë premtim, porse vetëm “mjegull”. “T’i kish pas Ramushi, a Fatmiri, pesë qeveri t’i kish maru, ky me 42 s’mrrijti. E ka…
Lajme
Gazetari Valon Syla ka vlerësuar se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, e ka kuptuar se siç ka thënë ai, e ka humbur betejën me njerëzit e mençëm.
Ai tha se VV-ja s’ka pasur asnjë premtim, porse vetëm “mjegull”.
“T’i kish pas Ramushi, a Fatmiri, pesë qeveri t’i kish maru, ky me 42 s’mrrijti. E ka lodh trupin, ka paqartësi. Krejt politika e VV’së krejt këtë fazë nuk ka pas as premtim madje. Ka pas konfuzion, mjegull, hi syve, dil Dejona thuj diçka, dila ajo Sasa bone një fore, shaje Sami Lushtakun, kurgjo relevante. Janë lodh njerëzit. Albin Kurti e ka kuptu që betejën me njerëzit e mençëm e ka hup”, ka thënë ai.