Dani Olmo dikur ishte pranë Barcelonës, tani mund të transferohet te Real Madridi

Vitin e kaluar Dani Olmo ishte pranë transferimit te Barcelona, këtë vit mund të kalojë te Real Madridi.

Sport

26/03/2022 16:27

Sipas ‘Goal.com’, ekipi i Carlo Ancelottit kanë shfaqur interesim për të nënshkruar me spanjollin e Leipzigut, Dani Olmo.

Ai ka kontratë me ekipin gjerman deri në vitin 2024, por mund të largohet në fund të sezonit, transmeton lajmi.net.

Vitin e kaluar sipas lajmeve që qarkullonin në Spanjë, Olmo ishte shumë pranë Barcelonës, por që nuk u arrit marrëveshja.

Përkundër këtij fakti, Real Madridi kanë shfaqur interesim ta transferojnë lojtarin, në radhët e tyre këtë verë.

Në Gjermani këtë sezon, ai ka vetëm 12 paraqitje, ku ka shënuar dy gola dhe ka regjistruar tre asistime./Lajmi.net/