Dijonis Biba rrezikon 10 mijë euro për Shqipërinë – del me 55 mijë!

Ish-fituesi i spektaklit “Ferma VIP”, Dijonis Biba, ka rezultuar jo vetëm me fat në televizion, por edhe në bastet sportive. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Biba ka treguar se ka vendosur një bast prej 10 mijë eurosh për fitoren e Shqipërisë kundër Serbisë – dhe nuk është zhgënjyer, transmeton lajmi.net. Fitorja 1-0 e kuqezinjve…

ShowBiz

11/10/2025 23:26

Ish-fituesi i spektaklit “Ferma VIP”, Dijonis Biba, ka rezultuar jo vetëm me fat në televizion, por edhe në bastet sportive.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Biba ka treguar se ka vendosur një bast prej 10 mijë eurosh për fitoren e Shqipërisë kundër Serbisë – dhe nuk është zhgënjyer, transmeton lajmi.net.

Fitorja 1-0 e kuqezinjve në stadiumin “Dubočica” në Leskovac, me golin vendimtar të Rey Manajt, i solli atij një fitim prej plot 55 mijë eurosh.

Biba ka ndarë me ndjekësit emocionin e fitores, duke treguar se besimi në Kombëtare këtë herë nuk i ka dalë bosh. “Duket se e kam ndjerë që Shqipëria do të triumfojë sonte”, shkroi ai në postim./lajmi.net/