Dihet se cilat klube do të përbëjnë Superligën Evropiane

Federata Botërore e Futbollit në bashkëpunim me klube të mëdha evropiane, kryesisht Liverpool dhe Manchester United, ka nisur një projekt për krijimin e një Superlige të Evropës.

Sport

28/10/2020 13:12

Superliga Evropiane do të përfshijë klubet më të mëdha evropiane, të cilat fillimisht do të kenë në dispozicion një projekt financiar prej 6 miliardë eurosh.

I gjithë projekti mbështetet nga FIFA dhe aktualisht po zhvillohen negociata me më shumë se 12 klube nga Anglia, Italia, Spanja, Gjermania dhe Franca.

Liga pritet të ketë 18 klube dhe të luhet në “termat klasikë për futbollin evropian”, me fillimin të planifikuar për në vitin 2022.

E përditshmja “AS” në edicionin e sotëm zbuloi listën e klubeve që do të përbëjnë Superligën.

Liverpool, Manchester United, Arsenal, Chelsea, Manchester City dhe Tottenham nga Anglia, më pas Barcelona, ​​Real Madrid dhe Atletico Madrid nga Spanja, si dhe PSG, Juventus, Milan, Inter dhe Bayern Munich. /Lajmi.net/