Digjet posteri i Kurtit në Skënderaj, Policia nis hetimet

Një posterit të Kryeministrit Kurti në Skënderaj i është vënë flaka me benzinë. Zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje kanë publikuar video të këtij incidenti ku shihet personi teksa del nga vetura dhe i vë flakën posterit. Lidhur me këtë rast, policia tashmë ka nisur hetimet. Kështu ka njoftuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni…

Lajme

02/02/2025 16:10

Një posterit të Kryeministrit Kurti në Skënderaj i është vënë flaka me benzinë.

Zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje kanë publikuar video të këtij incidenti ku shihet personi teksa del nga vetura dhe i vë flakën posterit.

Lidhur me këtë rast, policia tashmë ka nisur hetimet.

Kështu ka njoftuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Lidhur me pyetjen tuaj ju njoftojmë  se hetuesit policorë në kuadër të  Stacionit Policor në Skenderaj, në  koordinim me prokurorin kanë nisur hetimet lidhur me dëmtimin e posterit”, ka thënë Zahiri.

Kujtojmë se një javë më parë LVV ishte sulmuar me fishekzjarrë dhe mjete piroteknike pikërisht gjatë një tubimi që po mbante kjo parti në Skenderaj.