Digjet një trafo tek organizimi i gastronomisë “Kënaqësi n’fundvit” në Gjilan, LDK: Pushteti i VV-së, e shndërroi në “Pakënaqësi n’fundvit”

Lidhja Demokratike e Kosovës, dega në Gjilan ka njoftuar se është djegur një trafo e rrymës në këtë qytet. LDK përmes një komunikate për media ka thënë se Gjilani është i zemëruar me VV-në e cila shkaktoi pakënaqësi në fundvit. “Organizimin e gastronomisë në Gjilan po vazhdojnë ta përcjellin problemet e mëdha të funksionimit. Pas…

Lajme

29/12/2024 19:22

Lidhja Demokratike e Kosovës, dega në Gjilan ka njoftuar se është djegur një trafo e rrymës në këtë qytet.

LDK përmes një komunikate për media ka thënë se Gjilani është i zemëruar me VV-në e cila shkaktoi pakënaqësi në fundvit.

“Organizimin e gastronomisë në Gjilan po vazhdojnë ta përcjellin problemet e mëdha të funksionimit. Pas problemeve të përditshme me mungesën e rrymës deri në 30 orë në qytet e fshatra, sonte është djegur trafoja, duke ua pamundësuar operimin e duke shkaktuar irritim të pronarëve ndaj Ekzekutivit të Komunës për shkak të moskujdesit ndaj tyre. Në vend se t’u qëndrojë mbrapa për mbarëvajtjen e organizimit të gastronomisë e cila u quajt si “Kënaqësi n’fundvit”, pushteti i VV-së në Gjilan, duke u munduar të përfitojë për nevoja elektorale, këtë organizim e shndërroi faktikisht në Pakënaqësi n’fundvit. Ndoshta po i presin punëtorët nga Banglladeshi për të sanuar dëmet në këtë trafo. Është e kundërta e proklamimit të funksionarëve të VV-së: Gjilani është i ZEMËRUAR me ta më shumë se kurrë! Bashkë me faturat e shtrenjta të rrymës, vjen edhe terri e ftohti”, thuhet në komunikatë. /Lajmi.net/