Digjet një kamionetë në Gjilan
Një kamionetë me targa vendore, e cila ishte e parkuar në rrugë, afër shtëpisë së një ankuesit, është djegur në tërësi mbrëmë në Gjilan.
Lajme
Njësitet policore dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë lokalizuar e fikur zjarrin.
“Rr. Hysen Zhuli, Gjilan 20.02.2021 – 02:30. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se, në rrethana të panjohura i është djegur në tërësi automjeti-kamionetë, me targa vendore, e cila ishte e parkuar në rrugë, afër shtëpisë. Njësitet policore dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë lokalizuar e fikur zjarrin. Njësitet policore janë duke hetuar rastin, ndërsa është informuar lidhur me rastin edhe prokurori”, thuhet në raport. /Lajmi.net/