Digjet një fabrikë në Bibaj të Ferizajt, dëmet konsiderohen të mëdha

Një fabrikë në fshatin Bibaj të Ferizajt është përfshirë nga zjarri sot (e diel), rreth orës 19:10. Lajmin për lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës në Ferizaj, Kanun Veseli. Ai ka thënë se zjarri ka arritur të lokalizohet nga policia dhe zjarrfikësit, por që dëmet materiale janë të konsiderueshme. Siç njofton Veseli,…

Lajme

02/02/2025 20:23

Një fabrikë në fshatin Bibaj të Ferizajt është përfshirë nga zjarri sot (e diel), rreth orës 19:10.

Lajmin për lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës në Ferizaj, Kanun Veseli.

Ai ka thënë se zjarri ka arritur të lokalizohet nga policia dhe zjarrfikësit, por që dëmet materiale janë të konsiderueshme.

Siç njofton Veseli, shkaqet e incidentit të zjarrit ende nuk dihen.

“Ju njoftojmë se më datë 02.02.2025, rreth orës 19:10, është raportuar një incident zjarri në një fabrikë në fshatin Bibaj të Ferizajt. Patrulla policore dhe njësia zjarrfikësve kanë arritur menjëherë në vendin e ngjarjes. Për këtë rast janë njoftuar hetuesit e stacionit dhe krimteknikët. Shkaqet e incidentit të zjarrit ende nuk dihen. Ndërkohë, zjarrfikësit kanë lokalizuar dhe kontrolluar zjarrin. Dëmet materiale shkaktuara nga zjarri janë të konsiderueshme, por nuk raportohen lëndime në njerëz. Për të gjitha veprimet policore është njoftuar Prokurori i Shtetit”, ka thënë Veseli. /Lajmi.net/