Digjet kuzhina e një pompe derivatesh në Qyshk të Pejës, nuk ka persona të lënduar
Sot është përfshirë nga zjarri kuzhina e një pompe derivatesh në fshatin Qyshk të Pejës. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës në Pejë, Driton Rugova. Ai ka thënë se nga ky zjarr nuk ka persona të lënduar ndërkaq shkaqet e zjarrit po hetohen. “Sot rreth orës 19:05 Policia është informuar për një…

Lajme
Sot është përfshirë nga zjarri kuzhina e një pompe derivatesh në fshatin Qyshk të Pejës.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës në Pejë, Driton Rugova.
Ai ka thënë se nga ky zjarr nuk ka persona të lënduar ndërkaq shkaqet e zjarrit po hetohen.
“Sot rreth orës 19:05 Policia është informuar për një zjarr i cili ka ndodhur në një pompë derivatesh në fshatin Qyshk, në kuzhinën e objektit përkatës. Policia ka dalur menjëherë në vendin e ngjarjes, gjithashtu edhe ekipi i zjarrëfikësve të cilët kanë vënë zjarrin nën kontroll. Persona të lënduar fatmirësisht nuk ka. Shkaqet e zjarrit janë duke u hetuar”, thuhet tutje në konfirmim”, ka thënë Rugova.