Digjen dy shtëpi në Rahovec e Zubin-Potok

Dy shtëpi janë përfshirë nga flakët të shtunën mbrëma në Rahovec dhe Zubin-Potok. Policia ka njoftuar të dielën se shtëpia në rrugën “Malush Meriqi” në Rahovec është përfshirë nga zjarri në rrethana të panjohura rreth orës 22:00, teksa flakët janë përhapur edhe te kulmi i një shtëpie tjetër në afërsi të saj. Zjarrfikësit kanë arritur…

Lajme

23/03/2025 10:30

Dy shtëpi janë përfshirë nga flakët të shtunën mbrëma në Rahovec dhe Zubin-Potok.

Policia ka njoftuar të dielën se shtëpia në rrugën “Malush Meriqi” në Rahovec është përfshirë nga zjarri në rrethana të panjohura rreth orës 22:00, teksa flakët janë përhapur edhe te kulmi i një shtëpie tjetër në afërsi të saj.

Zjarrfikësit kanë arritur ta shuajnë zjarrin.

Nuk është raportuar për të lënduar, ndërsa rasti është duke u hetuar.

Lidhur me rastin në Zubin-Potok, ankuesi ka njoftuar se një shtëpi është duke u djegur rreth orës 19:00.

Rrethanat se si ka ndodhur deri te incidenti nuk dihet, ndërsa zjarrfikësit edhe në këtë rast kanë arritur ta shuajnë atë.

Rasti është duke u hetuar.