Diferencë shumë e madhe votash mes Muhaxherit e Kelmendit edhe pas numërimit të votave me postë
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar rezultatet e numërimit të votave me postë nga zgjedhjet për Kryetarë të Komunës së Pejës. Sipas këtyre rezultateve të përmbledhura, në Pejë shkojnë në balotazh Gazmend Muhaxheri i LDK-së me Taulant Kelmendin e VV-së, ndonëse diferenca e votave mes tyre është e madhe. Gazmend Muhaxheri i LDK-së ka marrë…

Lajme
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar rezultatet e numërimit të votave me postë nga zgjedhjet për Kryetarë të Komunës së Pejës.
Sipas këtyre rezultateve të përmbledhura, në Pejë shkojnë në balotazh Gazmend Muhaxheri i LDK-së me Taulant Kelmendin e VV-së, ndonëse diferenca e votave mes tyre është e madhe.
Gazmend Muhaxheri i LDK-së ka marrë 46.23% të votave, ndërsa Taulant Kelmendi 27.81%
Ndërsa nga votat me postë, Muhaxheri ka marrë 48.55%, Taulant Kelmendi 26.37%, kandidati i AAK-së Ali Berisha ka 14.31%, ndërsa Arta Nallbani ka 8.44%.