Dieta që përdorin yjet e Hollywood-it

Mjaft e përdorur nga yjet e Hollywood-it, kjo dietë nuk ju privon nga asgjë.

Lifestyle

29/01/2015 23:46

Mjaft e përdorur nga yjet e Hollywood-it, dieta me limon nuk të privon nga asgjë. Përkundrazi ajo ka të bëjë me kombinimin e ushqimeve të ndryshme dhe limonit.
 
Bazat: Ideja është të futet limoni në çdo vakt dhe në çdo gatim. Mostretja e ushqimit zakonisht mund t’iu bëjë të shtoni në peshë dhe në këtë moment limoni ndërhyn duke e tretur atë.
 
Fazat: Fillimisht gjatë 24 orëve të para bëhet detoksifikimi. Ju duhet të konsumoni vetëm ushqime që pastrojnë organizmin. Mos harroni të pini sa më tepër ujë. Çdo mëngjes duhet të pini limonade. Bëni kujdes edhe me zgjedhjen frutave. Privilegjojeni atë të freskët. Shkëmbejeni uthullën e sallatës me limonin e shtrydhur ose shtrydhni dhe prini disa rondele limoni tek peshku që do konsumoni. Ju duhet gjithashtu të ulni sasinë e sheqerit dhe të konsumoni sa më tepër produkte bio.
 
Çfarë mund të hani: perime, produkte komplete, erëzat në vend të kripës. Preferoni më tepër ushqimet e pjekura dhe shmangni edhe yndyrën e tepërt.
 
Nëse ndiqni të gjitha parimet e mësipërme, kilogramët tuaj do të ulen për tre jave dhe do keni plot vitamina në organizëm. /ikub