Dieta me shalqi

Përveç shalqirit, kjo dietë ju lejon të konsumoni mish pa dhjamë, produkte qumështi me % të ulët yndyre, perime dhe drithëra. 

Lifestyle

13/07/2014 22:41

Çfarë mund të hani?

Përveç shalqirit, kjo dietë ju lejon të konsumoni mish pa dhjamë, produkte qumështi me % të ulët yndyre, perime dhe drithëra. Regjimi nuk duhet të zgjasë më shumë se pesë ditë, gjatë këtyre ditëve ju duhet të konsumoni 5 vakte dhe të pini shumë ujë.
Gjatë këtij regjimi ju duhet të hani shalqi në çdo vakt. Ky frut është i përbërë nga mbi 90% ujë dhe përmban shumë pak kalori.

Menyja:
-Mëngjesi: lëng shalqiri, kafe ose çaj me qumësht të skremuar, galetë
-Para dreka: dy feta shalqi
-Dreka: lëngu shalqiri përpara dreke. Pure kungulli ose kungull i njomë me djathë dhe lepur i pjekur në skarë me zarzavate
-Pas dreka: lëng shalqiri
-Darka: supë me zarzavate, mish pule i pjekur

Avantazhi i kësaj diete:
Ky regjim pastron trupin, duke liruar toksinat. Është një dietë që mund të mbahet në verë dhe lejon një humbje të shpejtë në peshë.