Diego Costa do të shkëlqejë në Angli
Diego Costa do të shkëlqejë në futbollin anglez. Për këtë është i bindur Diego Costa, sipas së cilit, sulmuesi i ardhshëm i Chelseat i ka të gjitha predispozitat për të qenë i suksesshëm në Premierligë.

Sport
Juan Mata beson se bashkëlojtari i tij tek Spanja, Diego Costa, do të shkëlqejë në Premierligë, pasi pret ta kompletojë transferimin në Chelsea.
Sulmuesi pritet t’i bashkohet ekipit të Jose Mourinhos për 43 milionë euro pasi i kaloi testet mjekësore të mërkurën.
Futbollisti i Manchester Unitedit është i sigurt se sulmuesi i Atletico Madridit do të shkëlqejë në futbollin anglez.
“Ia uroj atij më të mirën. Ai është sulmues i cili mund të përshtatet mjaft mirë në futbollin anglez, sepse ka energji dhe fuqi. Ai është tipi i lojtarit që mund të shkëlqejë këtu, por për momentin është ende lojtar i Atleticos”, deklaroi Mata, i cili në të kaluarën kishte luajtur në Chelsea.
Spanjolli e ka pranuar se është krenar që bën pjesë në Botëror me Spanjën dhe zotohet se do ta japë maksimumin për ta ndihmuar “Stuhinë e Kuqe” të triumfojë edhe në këtë eveniment.