Diego ‘Bus’ione: Për herë të parë në 10 vite në Champions League një skuadër mbyllë ndeshjen pa gjuajtje
Atletico Madrid ka vendosur një rekord të zi në ndeshjen e mbrëmshme ndaj Champions League.
Sport
Të mbrohesh në një ndeshje futbolli – kjo është ajo që Diego Simeone dje e çoi në një tjetër nivel, në ndeshjen ndaj Manchester City.
Atletico Madrid ngjasonte me Chelsean e Di Mateos, që luante përballë Barcelonës.
Skuadra ‘Rojiblancos’ ka vendosur mbrëmë rekord të zi, duke mos regjistruar asnjë gjuajtje drejt portës në ndeshjen ndaj Man City, përcjell lajmi.net.
Madrilenët janë kështu skuadra e parë në 10 vitet e fundit në CL që bëjnë një gjë të tillë.
Përkundër një pozicionimi 5-5 dhe qasje ultra-defensive, Atletico u mposht 1:0 në ‘Etihad Stadium’. Simeone synon që me taktika të tjera të rikthejë situatën në favor, në ndeshjen e kthimit në ‘Wanda Metropolitano’. /Lajmi.net/