Didier Drogba konfirmon kalimin e Lukakut te Chelsea
Romelu Lukaku karrierën do ta vazhdojë në Angli.
Sport
Lukaku do të rikthehet te Chelsea aty ku ka luajtur edhe në të kaluarën, transmeton lajmi.net.
Klubi anglez do të shpenzojë rreth 115 milionë euro për transferimin e tij.
Blerja e sulmuesit nuk është konfirmuar ende zyrtarisht nga “The Blues”, megjithatë një gjë të tillë e ka bërë një nga legjendat e klubit.
Didier Drogba përmes një postimi në llogarinë e tij në ‘Twitter’ ka njoftuar transferimin e Lukakut me mbishkrimin “Ai po vjen në shtëpi”.
Drogba duket i lumtur që Chelsea ka sjellur në ekip një sulmues të kalibrit të lartë.
Kalimi i belgut në Londër pritet të zyrtarizohet së shpejti, ndërsa Interi tashmë ka nisur punën për të gjetur zëvendësimin e tij. /Lajmi.net/
He’s coming home @RomeluLukaku9 @ChelseaFC ????????? pic.twitter.com/xFzxecgLZ2
— Didier Drogba (@didierdrogba) August 8, 2021