Dias pranë nënshkrimit të kontratës me rritje page te City

Manchester City është në diskutime me mbrojtësin Ruben Dias për një kontratë të re të përmirësuar.

Sport

19/08/2021 13:20

Portugezi ka nënshkruar kontratë gjashtëvjeçare me “Qytetarët” pas arritjes nga Benfica verën e kaluar dhe ka bërë 50 paraqitje për skuadrën e Pep Guardiolas gjatë edicionit 2020/21, transmeton lajmi.net.

Mbrojtësi fitoi çmimin e lojtarit më të mirë të sezonit në Premeirligë, derisa edhe fitoi çmimin e futbollistit të Vitit falë paraqitjeve të shkëlqyer.

Sipas The Sun, City do t’ia përmirësojë kontratën prej 90 mijë euro sa fiton dhe tani janë në negociata.

City do t’i propozojë rinovim deri më 2027, ngase e shohin si ylli i skuadrës për të ardhmen.

Dias pritet të fitojë rreth 250 mijë euro me kontratën e re, kontratë e njëjtë si ajo që nënshkroi John Stones muajin e kaluar.

Ndërkohë, Man City do provojë të fitojë ndeshjen e radhës në Premierligë kundër Norwich Cityt pas humbjes nga Tottenham./Lajmi.net/