Dialogu Strategjik, Shtuni: SHBA’të kërkojnë hapa konkretë nga Kosova, qëndrimi s’ndryshon vetëm me kalimin e kohës
Eksperti për siguri dhe politikë të jashtme me bazë në Uashington, Adrian Shtuni, thotë se ndryshimi i qëndrimit amerikan varet nga adresimi i shkaqeve që çuan te pezullimi. “Aktualisht qëndrimi mbetet i njejtë pasi Kosova ka mbetur në vend numëro në shumë drejtime prej pothuaj dy vitesh”. Ai e vlerëson si shpresëdhënës kompromisin politik që…
Lajme
Eksperti për siguri dhe politikë të jashtme me bazë në Uashington, Adrian Shtuni, thotë se ndryshimi i qëndrimit amerikan varet nga adresimi i shkaqeve që çuan te pezullimi.
“Aktualisht qëndrimi mbetet i njejtë pasi Kosova ka mbetur në vend numëro në shumë drejtime prej pothuaj dy vitesh”.
Ai e vlerëson si shpresëdhënës kompromisin politik që mundësoi zgjedhjen e presidentes Shiroka Pula, por thekson se për rifillimin e Dialogut Strategjik nevojiten veprime të tjera.
“Pa hapa konkrete dhe të shpejta për krijimin e rrethanave të përshtatshme, adresimin e kërkesave të SHBA-ve, dhe përmbushjen e zotimeve të marra më herët unë nuk e shoh si realiste pritshmërinë për rifillimin e dialogut strategjik”, thotë Shtuni për REL-in.
Sipas tij, Kosova duhet ta shtojë edhe angazhimin e saj diplomatik në Uashington.
Ai vlerëson se vizitat dhe angazhimi i senatorëve ndihmojnë për ta mbajtur Kosovën në vëmendjen amerikane, por vendimi për Dialogun Strategjik është kompetencë e ekzekutivit.
“Faktor vendimtar mbetet ndëmarja e hapave konkretë nga ana e autoriteteve të Kosovës për të adresuar çështjet që çuan në pezullimin e dialogut”, ka thënë ai.