Di Marzio: Dybala figura kryesore e ekpit, Ronaldo largohet nga Juventus
Max Allegri do të rikthehet përsëri në Juventus dhe raportohet se do të ketë ndryshime të mëdha në klub.
Sport
Mediat italiane kanë bërë të ditur se Allegri do të rikthehet nga sezoni i ardhshëm në stolin e “Zonjës së Vjetër”, përcjell lajmi.net.
Në anën tjetër, Di Marzio ka raportuar se është duke u planifikuar një Juventus pa Cristiano Ronaldon për ta rikthyer Paulo Dybalan përsëri në qendër të projektit.
Allegri e vlerëson shumë lojtarin argjentinas, prandaj ai pritet që të bëhet figura kryesore e klubit.
Portugezi thuhet se dëshiron largimin nga Juventus dhe këtë gjë ia ka kumtuar bashkëlojtarëve të tij./Lajmi.net/