Di Marzio: Aventura e Ronaldos te Juventus përfundon këtu

Sulmuesi Cristiano Ronaldo do largohet përfundimisht këtë verë nga Juventus.

Sport

26/08/2021 23:20

Aventura e portugezit me Juventusin pas tre viteve ka ardhur drejt fundit dhe dëshirën e klubit ia ka konfirmuar klubit, transmeton lajmi.net.

Pas takimit mes agjentit Jorge Mendes dhe Juventusit, zgjedhja mesa duket është gjetur, pavarësisht që Juventus refuzoi ta lejonte të largohet falas.

Skuadra e vetme e interesuar për Ronaldon mbetet Manchester City, që do bëjë ofertën e parë zyrtare së shpejti, kurse Juventus kërkon 25 milionë euro.

Statistikat e Ronaldos me Juventusin:

Në verën e vitit 2018, Juventus e bleu Ronaldon nga Real Madrid.

Që nga ajo ditë, pesë herë fituesi i Topit të Artë ka zhvilluar 134 ndeshje duke shënuar 101 gola.

Juventus në kërkim të zëvendësuesit:

Me largimin e Ronaldos, Juventus menjëherë ka nisur punën që të gjejnë sulmuesin.

Ideja është të jetë një lojtar i ri që mund t’i përshtatet sistemit të Massimilano Allegrit./Lajmi.net/