Di Maria trondit Manchester Unitedin
Duket se lëndimi që Angel Di Maria e pësoi në finalen e Kupës së Amerikës në takimin e Argjentinës ndaj Kilit ka qenë mjaft serioz, pasi lojtari pritet që t’i humbasë stërvitjet parasezonale të skuadrës nga Old Trafford.

Sport
Manchester United nuk po bëhet aspak rehat me Angel Di Marian. Pasi i dështoi në edicionin e parë me këtë fanelë, ylli argjentinas tani do të përballet me një problem tjetër.
Lëndimi i pësuar në finalen ndaj Kilit ka bërë që Di Maria të humbas ndeshjet parapërgatitore me Manchester Unitedin.
Di Maria nuk do të jetë pjesë e taktikave të Van Gaal që holandezi do ti ushtroi në ndeshjet miqësore parasezonale, shkruan indeksonline.
Për më keq, Di Maria do ta humbas ndeshjet e para të edicionit të ardhshëm. Rikthimi i Di Marias pritet të ndodhë në mesin e muajit shtator.