Di Maria: Dua një klub të ri

Ylli i Manchester Unitedit, Angel Di Maria ka kërkuar nga menaxheri i tij Jorge Mendes, t’i gjejë një klub të ri pas përfundimit të këtij sezoni.

Sport

19/03/2015 09:31

Angel Di Maria ka vendosur të largohet nga Manchester United.

Ylli argjentinas ka dështuar të ambientohet mirë në Old Trafford dhe ka kërkuar nga menaxheri i tij Jorge Mendes, t’i gjejë një klub të ri pas përfundimit të këtij sezoni, raporton “Daily Express”.

Di Maria erdhi në Manchester United në verën e vitit të kaluar nga Real Madrid në transferim rekord në futbollin britanik me vlerë prej 75 milionë euro.

Por, pas një fillimi të mbarë ai ka shfaqur formë të dobët në periudhën e fundit. Paris Saint-Germain dhe Juventus spekulohet se janë të interesuar për transferimin e tij.