Di Francesco: Barcelona u ndihmua më shumë nga gjyqtarët se nga ne!

Roma pretendon se u dëmtua për një penallti kur rezultati ishte 0:0.

Sport

04/04/2018 23:29

Trajneri i Romës, Eusebio Di Francesco, ka akuzuar gjyqtarin kryesor pas ndeshjes ndaj Barcelonës.

Ai pretendon se vendësit u favorizuan, përcjellë “Lajmi.net”.

“Barcelona u ndihmua më shumë nga gjyqtarët se nga ne”, deklaroi Di Francesco.

“Kemi pësuar gola absurd, kemi bërë disa gabime të pafalshme dhe Barcelona nuk të falë”, shtoi ai.

Roma pretendon se u dëmtua për një penallti kur rezultati ishte 0:0.

Barca mundi italianët thellë, 4:1. /Lajmi.net/