Dhuratat që nuk duhen bërë për festat e fundvitit
Edhe pse mund të iu duket e vështirë të gjeni një dhuratë të duhur për të dashurit, shmangni këto dhurata.
Lifestyle
Të bësh një dhuratë për një person special, shpesh herë është e vështirë, shkruan “IconStyle”.
Por ka disa dhurata që nuk duhet t’i bëni për festat e fundvitit, transmeton lajmi.net.
Shalli ose kravata
Janë dhuratat më të zakonshme dhe mbajnë vendin e parë për “banalitetin”, nëse do ta quanim kështu.
Pothuajse të gjithë pa përjashtim kemi dhuruar dhe kemi marrë një dhuratë të tillë dhe për këtë fakt, ato janë kthyer në dhurata klishe.
Portofoli
Portofoli është një objekt shumë personal, edhe pse në përshtypje të parë nuk duket kështu. Në të, çdokush mban gjëra personale dhe zgjedhja e tij është shumë e vështirë për t’ia dhuruar tjetrit.
Një film në DVD
Sot, me zhvillimin e teknologjisë, pothuajse të gjithë mund të shohin filmin më të fundit në saj të faqeve të ndryshme në internet. Ndaj të dhurosh një DVD është e kotë, transmeton lajmi.net.
Parfumi
Përveç se është një ndër dhuratat më të shpeshta, shpesh herë ai mund të keqkuptohet. Kush e merr, mund të mendojë se parfumi i tjetrit nuk është aq i mirë.
Nëse tashmë e keni vendosur që të dhuroni një të tillë, sigurohuni që t’i dini mirë preferencat e personit që do ta marrë atë.
Një pajisje elektroshtëpiake
Kjo do të ishte një dhuratë shumë e kotë në kuptimin e vërtetë të fjalës, nëse gjyshja, nëna, vjehrra etj., kanë shumë të tilla e nuk kanë nevojë për ndonjë në veçanti.
Akoma më keq do të ishte, nëse do t’ia dhuronit një feministeje, e cila do ta shihte si një ofendim ndaj pavarësisë së saj si grua.
Qirinjtë
Qirinjtë, edhe pse gjatë festave janë shumë të pranishëm, nuk janë një dhuratë e bukur apo e vlerësuar nga të gjithë.
Për disa mund të jetë një dhuratë tepër e rafinuar dhe për disa të tjerë diçka shumë qesharake dhe e paktë. /Lajmi.net/