Dhurata speciale për ditelindjen e Cristiano Ronaldos

Cristiano Ronaldo mbrëmë festoi ditëlindjen e 35-të.

Sport

06/02/2020 10:48

Cristiano Ronaldo festoi ditëlindjen e 35-të.

Ylli i Juventusit u befasua nga e dashura e tij, Geogrina Rodriguez e cila së bashku me familjen i kishte ftuar edhe miqtë e Ronaldos në një mbrëmje feste në Torino, transmeton lajmi.net.

Në pamjet e publikuara, shihet se Ronaldos i është bërë një dhuratë speciale një Mercedes G Class i zi.

Në mesin e mysafirëve të ftuar ishte edhe gazetari i njohur sportiv nga Spanja, Edu Aguirre, që njihet si mik i afërt me Ronaldon. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/B8ODBPNIp72/